Ramazan Ndreu analizoi përballjen e skuadrës së tij, Kastriotit, ndaj Bylisit. Një finale, për të cilin tekniku krutan u shpreh kështu në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:
“Sot duhet të fitonim me patjetër dhe duhet të ishim të kujdesshëm dhe të mos pësonim. Në pjesën e parë nuk bëmë mirë në sulm. Bardhin e aktivizova direkt pas rikthimit, por qëndroi në fushë vetëm prej emrit. Daci në pjesën e dytë bëri shumë mirë dhe skuadra ishte më kërkuese dhe afër portës.
Sot luajtëm vetëm për të fituar pikët. Ishim në dilema? Kisha dy tre mundësi për të aktivizuar dikë. Daci është potent dhe i fortë dhe i besoj. Edhe goli ishte i dhunshëm dhe na kënaqi pamasë. Do vazhdojmë punën sepse asgjë nuk ka mbaruar.
Në të ardhmen me kthimin e pesë gjashtë lojtarëve cilësor do të jemi më mirë dhe do dalim në lojën e bukur. Luajmë lojë jo të kënaqshme, por jemi keq në pasime. Janë lojtarë që vrapojnë dhe mundohen, por nuk bëjnë lojën e pëlqyer nga unë. Çdo trajner ka idetë e veta, por unë jam me idenë që nëse nuk vrapon, nuk fiton.
Një skuadër duhet të vrapojë pafund. Ka skuadra shumë më të paguara se ne por nuk vrapojnë. Na janë ofruar lojtarë me emër, por që ecin në fushë. Kam më shumë besim te lojtarët e rinj sesa te ato, që mezi ngrenë mbathjet. Në përgjithësi jam i kënaqur sepse jemi aty aty me skuadrat që kanë shpenzuar shumë më tepër. Kam besim që në të ardhmen dhe këta lojtarë më bëjnë optimist”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al

