Ahmataj: U mbyll gjithçka për 10 minuta, një dorë ia dhamë edhe ne

schedule16:04 - 30 Janar, 2021

schedule 16:04 - 30 Janar, 2021

Julian Ahmataj, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Kukësin, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sigurisht golat e shpejtë të pësuar e mërzitin atë.

“Kjo ndeshje u mbyll që në 10 minutat e para. Kishte diferencë në kualitet dhe nuk u diskutua fati i sfidës, i dhamë edhe në dorë me gabimet tonë, duke liruar në krah dhe qenë të pavëmendshëm në qendër. Gjithsesi Kukësi nuk është kundërshtari ynë direkt, por do shohim në të ardhmen.

Aktivizuam lojtarin e ardhur së fundmi, duke parë se ndeshja ishte mbyllur dhe na u dha mundësia për të eksperimentuar. Këtë ndeshje nuk e kishim përgatitur për të luajtur bukur dhe hapur, por të ishim të vendosur mirë. Morëm dy topa të gjatë dhe na prishën ndeshjen.

Më pas u munduam të dalim, por nuk ia arritëm dhe fusha, e cila ishte e butë nuk na la të ndërtonim. Në tre ndeshjet e para kishim skuadër të ekuilibruar morëm dy penallti të paqena. Jemi përmirësuar goxha.

Kemi marrë lojtarë në merkato, por kanë ardhur vetëm qendërmbrojtës të rinj, që nuk ofrojnë garanci direkt. Ata mund të bëjnë ndeshje shumë të mira, por kanë edhe kosto, që e morëm sot. E dinim edhe më parë këtë, por kemi besim se janë lojtarë të mirë dhe do e ndihmojnë skuadrën në vazhdim”, tha Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!