Në Kirov, qytet në veri lindje të Rusisë, një i ri në gjendje të dehur, e ka zënë gjumi teksa i jepte automjetit të tij në autostradë.
Disa shoferë të tjerë vunë re se automjeti i tij po lëvizte në mënyrë të çuditshme dhe i janë afruar duke e filmuar.
I riu ishte në gjumë të plotë teksa në sfond dëgjohej volumi i muzikës së lartë, dhe automjeti lëvizte në rrugë.
Shoferët e zgjuan të riun duke e goditur me shuplaka. Ai iu tha se nuk ndihej mirë, por nuk pranoi që ta shoqëronin në spital dhe u nis sërish me automjetin e tij me një shpejtësi të madhe.
Shoferët lajmëruan menjëherë policinë rrugore, e cila ndaloi automjetin e sinjalizuar pak minuta më vonë. Niveli i alkoolit në gjak i shoferit, rezultoi pesë herë më i lartë se norma e lejuar./abcnews.al