Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 317 qyetarë ishin infektuar me koronavirus pavarësisht se u vaksinuan.
Numri i personave që kanë marrë vaksinën e SARS-CoV-2 në Izrael tani ka kaluar 2.84 milion ose 30.5% të popullsisë.
Lexo edhe: Përgjimet e anti-mafias, Hoxha: Debati zgjati vetëm tre ditë, në të katërtën u sëmur Pipero
Këto shifra janë arritur që prej 20 dhjetorit sipas autoriteteve lokale, ndërsa Izraeli konsiderohet si vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të vaksinuarve.
Pavarësisht kësaj, autoritetet shëndetësore njoftuan dje për 4,116 raste të reja me koronavirusi duke arritur në 624 mijë raste totale.
Nga qytetarët që janë vaksinuar, rreth gjysmë milioni kanë marrë dozën e dytë të Pfizer / BioNTech, ndërsa mijëra nga ata që kanë marrë dozën e parë janë infektuar me SARS-CoV-2.
Lexo edhe: U prek nga COVID, Pipero tregon simptomat: Infektimi pas vaksinës shtron shumë pikëpyetje
Kjo shifër sipas shkencëtarëve izraelitë tregon se mbrojtja mes dozës së parë dhe të dytë nuk funksionon.
Kjo shpjegon ndoshta edhe infektimin e mjekut Pëllumb Pipero pak ditë më parë me koronavirus. Ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, por ndërsa priste dozën e dytë u infektua me koronavirus. /abcnews.al