Katër persona mbetën të vdekur në një spital Covid në kryeqytetin rumun për shkak të shpërthimit të zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se 102 pacientë të tjerë janë evakuuar.
Raportohet se zjarri në ndërtesë ka rënë në pas mesnatë në një nga ndërtesat e spitalit Mateis Bals në Bukuresht.
Sakaq kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur edhe shkakun e zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.
/abcnews.al/