I zbulojnë fotot “përvëluese”, çiklistja belge humb direkt vendin e punës

schedule20:36 - 28 Janar, 2021

schedule 20:36 - 28 Janar, 2021

Tara Gins ishte përgatitur të nistë nga puna si trajnere e një ekipi çiklistësh, por pasi kanë “gërmuar” për të shkuarën e saj marrëveshja është hedhur poshtë. Shkak është bërë një set fotografish toples, që belgia kishte bërë një vit më parë për Playboy.

Edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram ku ka 40 mijë ndjekës, ajo shpesh poston foto provokuese. Për Cycling News ajo është shprehur: “Ramë dakord parimisht që unë do të merrja drejtimin e ekipi. isha e lumtur, pasi më pëlqen ta bëj atë punë. Megjithatë dikush e bëri problem për shkak të fotove të mira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tara Gins ?? (@taragins)

Tani nuk është se më intereson shumë që marrëveshja ra poshtë. Është më mirë të mos punoj me njerëz që nuk i shohin aftësitë e mia. Kreu i ekipi më tha se marrëveshja që kishim nuk konkretizohet, pasi dikush nga klubi kishte parë fotot e mia. Ai u dërgoi anëtarëve të tjerë dhe u bë një bisedë kur unë nuk mora pjesë.

Nuk e di për cilën foto bëhet fjalë, pasi përveçse për Playboy, kishte bërë foto edhe për kalendarin e një kompanie belge. Kalendarët u dërgohen ekskluzivisht klientëve të kompanisë së tyre dhe nuk mund të gjenden në internet. Kalendari ka dalë javën e parë të janarit dhe mendoj se ka të bëjë me ato foto”. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tara Gins ?? (@taragins)