“Gëzuar ditëlindjen shpirti binjak”, Roberti merr urimin e veçantë nga këngëtarja e njohur

schedule16:55 - 28 Janar, 2021

schedule 16:55 - 28 Janar, 2021

Një ndër djemtë më të komentuar të showbizzit shqiptar, Robert Berisha feston ditëlindjen. Këngëtari i njohur mbush plot 43 vite jetë dhe në këtë ditë speciale, Berisha ka marrë mesazhe urimi nga miq dhe fansa të tij. Mes tyre dhe Big Mama, me të cilën dihet se Roberti gëzon një miqësi të ngushtë prej kohësh.

Big Mama e ka uruar me një fotografi duke shkruar edhe disa fjalë të ndjera për të. “Gëzuar ditëlindjen shpirti binjak të uroj nga zemra më të mirën për ty ashtu siç e ke shpirtin paç dashuri, lumturi e dashuri pa fund të don Bigiiii”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtari humbi nënën e tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Gjatë kësaj kohe, Roberti e ka kujtuar shpeshherë të ëmën, teksa vë në pah se sa shumë i mungon. /abcnews.al