Gjendja shëndetësore e mamasë shkak i mungesës, Aubameyang “sms” tifozëve

schedule16:35 - 28 Janar, 2021

schedule 16:35 - 28 Janar, 2021

Arsenal arriti të fitonte dy ditë më parë në transfertën e Southampton, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte mungesa e kapitenit, Pierre-Emerick Aubameyang. Ka qenë vetë lojtari që ka shpjeguar mungesën e tij përmes një postimi në “Instagram”, ku tregon se ka patur një problem shëndetësor me mamanë e tij.

“Përshëndetje djema. Ju falenderoj shumë për mesazhet dhe telefonat në këto ditë. Mamaja ime po kalon disa probleme shëndetësore dhe unë të isha pranë saj.

Ajo është shumë më mirë tani dhe unë do të kthehem në shtëpi sonte. I jam shumë mirënjohës mjekëve dhe infermierëve që e ndihmuan mamanë time ta kalonte këtë situatë”, shkruan lojtari nga Gaboni në mesazhin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aubameyang Pierre-Emerick (@auba)

“Dhe sigurisht, falenderoj të gjithë tifozët e Arsenalit për dashurinë që treguan ndaj meje ditën e djeshme. Jam më i vendosur se kurrë për ta vazhduar rrugën tonë së bashku. Faleminderit sërish të gjithëve. Ndihem i bekuar që kam marrë këtë mbështetje e dashuri nga ju dhe mezi po pres që të rikthehem. PEA”, përfundon shkrimin e tij Aubameyang. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!