Manastirliu poston foton e kryeinfemieres Liçi: I ka dedikuar jetën këtij shërbimi delikat

schedule20:18 - 27 Janar, 2021

schedule 20:18 - 27 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e Valbona Liçit, kryeinfermieres së shërbimit të gjinekologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Manastirliu thotë se ajo është prej 30 vitesh në këtë detyrë dhe i ka dedikuar jetën këtij shërbimi delikat.

“Profesioniste e zonja dhe shumë e përkushtuar, Valbona Liçi, kryeinfermiere e shërbimit të gjinekologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni” prej 30 vitesh, i ka dedikuar jetën këtij shërbimi delikat

Valbona është në prag të pensionit dhe ka një kontribut të vyer në këtë maternitet, gjatë punës së saj të palodhur”, shkruan Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!