Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disney ndalon disa filma për fëmijët nën moshën 7 vjeç

schedule15:38 - 27 Janar, 2021

schedule 15:38 - 27 Janar, 2021

Denigrojnë popullsi dhe kultura, ndërtojnë stereotipe të gabuara, përmbajnë mesazhe të dëmshëm. Me këto arsye Disney ka zgjedhur të ndalojë për më të vegjlit se 7 vjeç, disa nga filmat më klasik. Në këtë listë janë “Dumbo”, “Maecet Aristokrate” dhe “Piter Pan”. Në shpjegimet e Disnej thuhet se filmat në fjalë janë ndaluar për më të vegjlit por gjithësesi qëndrojnë në platformë.

Në filmin “Macet Aristokrate” përfundon nën akuzë pianisti siamez Shun Gon, i cili ka karakteristikat fizike aziatike. Ai këndon në një anglishte jo të mirë dhe luan në piano me shkopinj. Në film ka dhe disa momente të tjera në të cilat ironizohet për gjuhën dhe kulturën kineze.

Për sa i përket “Piter Pan” në film nativët amerikanë quhen ‘lëkurëkuq” ndërsa tek “Dumb;” skllavëria trajtohet si një temë qesharake. Korbat dhe numri i tyre muzikor janë njësoj si spektaklet në të cilat artistët e bardhë me fytyra të nxira dhe veshje me ngjyrë imitonin dhe përqeshnin skllevërit në plantacione.

Që nga muaji tetor disa filma të Disney u paraprinë nga një deklaratë që lajmëronte spektatorët për përmbajtje të dëmshme: “Ky program përmban përfaqësime negative ose denigron popullsi dhe kultura”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!