Njihuni me Jake Williams. Ai është njeriu që jeton një ‘si një vetmitar’, ka kaluar gjysmën e jetës së tij në periferi dhe thotë se e ka zemrën të vendosur të martohet me një Kardashian.
Jake u zhvendos në vilën e tij të largët 40 vite më parë dhe ndjen se është koha të ketë dike në jetën e tij.
Por tani për tani, ish-detari 70-vjeçar ka dy macet e tij për t’i bërë atij shoqëri ndërsa darkon me patate të skuqura.
“Unë kurrë nuk kam dashur të jetoj vetëm për kaq kohë, por kam mbijetuar. Jam i lumtur dhe e dua jetën time të egër, por do të doja të ndaj jetën time me dikë tjetër. Unë po plakem dhe do të kem nevojë për disa të rinj që të më ndihmojnë të drejtoj vendin. Unë do të martohem me një Kardashian dhe do të kem shumë fëmijë.
Sidoqoftë seriozisht, unë do të doja të takoja dikë të këndshëm. Unë kam qenë i martuar vite më parë, por nuk zgjati”, u shpreh Jake.l.k/abcnews.al