Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar rritje të numrit me raste të reja. Sot janë konfirmuar 842 raste me të infektuar, nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra. Në orët e fundit 21 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 5692 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.
Sakaq, 283 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. g.v/abcnews.al