Arrestohet i “forti” i Shkodrës

schedule20:07 - 25 Janar, 2021

schedule 20:07 - 25 Janar, 2021

Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme Bledar Cafin 41-vjeç. Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!