Muzika në gjak, Kledi Bahiti ndan videon më të bukur me të birin e porsalindur

schedule19:49 - 25 Janar, 2021

schedule 19:49 - 25 Janar, 2021

Kompozitori Kledi Bahiti dhe gazetarja Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor të vitit të shkuar. Dyshja u bekuan me një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Gred.

Ndërkohë tashmë, vogëlushi po rritet, duket se ka fillur me pasionet e para. Ditën e sotme babi Kledi, ka publikuar një video shumë të ëmbël në të cilën shihet i ulur përballë pianos në një studio bashkë me të voglin. Ndërkohë që Kledi luan në piano Gredi e dëgjon me kujdes, duke lënë të kuptohet që në të ardhmen mund të ndjekë hapat e të atit.

Kujtojmë që para disa ditësh u tha se Kledi Bahiti ishte infektuar me Covid-19 së bashku me Pejanën dhe vogëlushin e tyre. Thuhej se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe mesa duket tashmë e kanë kaluar koronavirusin. l.k/abcnews.al