Zyrtare/ Mirel Josa trajneri i ri i Kukësit, debuton kundër ish-ekipit

schedule18:18 - 25 Janar, 2021

schedule 18:18 - 25 Janar, 2021

Mirel Josa është trajneri i ri i ekipit të Kukësit. 57-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, teksa ka fituar titullin si trajner i Tiranës dhe Skënderbeut. Josa qëndronte pushim prej shtatorit të vitit 2019, ku ri dha fund aventurës te Prishtina në IPKO Superligën e Kosovës.

Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Njoftim i klubit
Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka…

Posted by F.K Kukësi Albania on Monday, 25 January 2021

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit verilindor.

Kukësi renditet në vend të pestë me 23 pikë, 13 më pak se Vllaznia kryesuese. Josa do të debutojë te skuadra e re në përballjen në Korçë kundër Skënderbeut vendas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!