Kompania që menaxhonte urën e rrëzuar në Gjenova të Italisë ka pësuar humbje në bursa deri në 30% të vlerës së aksioneve. Ndërsa nga qeveria i kanë ardhur shumë sulme dhe akuza.
Kompania që menaxhon urën që u rrëzua në Italinë e veriut të martën, tani po përballet me pasoja të rënda që vijnë nga sulmet e politikanëve dhe ka pësuar rënie të lirë në bursa. Qeveria ka kërcënuar të përfundojë kontratat me kompaninë “Autostrada për Italinë” dhe të vendosë gjoba të rënda. Në një moment në aksionet e tregtimit në mëngjesin e së enjtes në kompaninë e saj mbajtëse, Atlantia, ranë gati 30% nga pozicioni i mëparshëm. Shembja e urës Morandi në Gjenova vrau shumë persona, të cilët po kalonin në ato moment.
Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio ka qenë një nga kritikët më të zëshëm, duke kërcënuar se do ta marrë punën e “Autostrada për Italinë” në kontroll shtetëror. “Nuk është e mundur që dikush të paguajë një taksë për të vdekur”, tha ai. “Ata që duhej të bënin punën e mirëmbajtjes nuk e bënin siç duhet. Kjo urë duhet të ishte mbyllur para se kjo tragjedi të ndodhte”.
Deputeti i Lëvizjes pesë yje, Michele Sodano, pjesë e koalicionit qeverisës, tha se edhe kjo parti është e gatshme të ndërpresë kontratën me “Autostrada për Italinë”. “Kemi zbuluar se kompania po përfitonte të ardhura 4 miliardë euro, dhe shpenzonte vetëm 1 miliardë euro për mirëmbajtjen dhe pjesën tjetër e mbante për vete, duke ndarë fitimet midis pronarëve”, u shpreh ai. Kompania është kërcënuar me gjoba të rënda dhe është thënë se do të duhet të kontribuojë në ndërtimin e një urë të re. Autostrada per Italinë insiston se ka kryer çdo gjë sipas kontratës dhe ligjit. Ajo thotë se kontrollet janë kryer çdo tre muaj nga ekspertët kryesorë botërorë dhe nuk kanë treguar ndonjë shkak për alarm. Kompania në fjalë thotë se do të kërkojë rimbursim nga qeveria për vlerën e shpenzuar nëse kontrata do të revokohet. Duke iu referuar kësaj Di Maio është shfaqur shumë i nervozuar në një prononcim për mediat duke thënë se “ndërsa trupat e viktimave ende po numërohen kompania po flet për paratë që do të marrë nga anulimi i kontratës”. “Kjo është e turpshme, ata mendojnë gjithmonë vetëm për përfitime”, u shpreh zëvendëkryesministri Italian. /abcnews.al