Artan Hoxha nga studio e ABC ka deklaruar se problemi i shqiptarëve sot nuk është krimi i organizuar por elita e korruptuar dhe kriminale e politikanëve.
Gazetari la deklaruar se për shkak të fuqisë së investimit që zotërojnë organizatat kriminale e kanë shumë të lehtë që të marrin pa problem leje ndërtimi në venin tonë.
Sipas Hoxhës qëllimi i krimit të organizuar para se të bëjë veprimin është maksimalizimi i pasurisë, dhe i elitës sonë politike është që të bëjnë para, pra kanë qëllim të përbashkët.
Hoxha ka theksuar se në ndryshim me kohën më parë tashmë nuk ka disa organizata kriminale por është e njëjta organizatë kriminale që shpërndan para në mënyrë të barabartë për tre forcat e mëdha politike.
LEXO EDHE: “Ndragheta”, gazetari: Nuk na duhet Niku por peshqit e mëdhenj, SPAK i ka elementët për hetim
“Problemi real që kanë shqiptarët nga kjo elitë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar është se ne shpresojmë që të vijë dikush që të na e bëjë një gjë të tillë. Siç ishte rasti i Tahirit ku Katania mbaroi punë ndërsa shqiptarët e katandisën dhe ka përfunduar si mos më keq. Unë nuk kam fare dyshime për shpërndarjen e lejeve të kryetarit të bashkisë, pasi e njof krimin e organizuar shqiptarë dhe organizatat e krimit të organizuar e kanë marrë me sukses një leje të tillë ajo gjen një kompani që është afër falimentimit dhe ngrihet një gradaçele, shikon sesi papritur një emër i panjohur nxjerr emra të panjohur. Trafiku më i madh sot krijohet nga betonieret e shikoni se çfarë po ndodh te Sahati në Tiranë. Industria kryesore që është e faktuar nga hetimet e brendshme dhe nga ndërkombëtarët është se paraja e krimit të organizuar ndodh në kompaninë e ndërtimit.
Krimi i organizuar para se të bëjë një veprim, është që të maksimalizojë fitimin, qëllimi i elitës sonë politike është që të bëjnë para qëllimi i politikanëve dhe i personave të përfshirë në krim është të bëjnë para dhe ti ndajnë sëbashku. Ne më pas vijmë dhe te pjesa që jemi fushatë dhe na duhet të përballojmë shpenzimet, që në qershor janë bërë kontakteve në lidhje me “donatorët”, që do të mbështesin. Unë mendoj se Shqipëria nuk është një vend për të pasur oligarkë pasi politikanët janë personat më të pasur se biznesmenët.
Problemi është se nëse para 8 vitesh këto grupe kriminale ishin të ndarë politikisht ku në qytet e dinin se cila ishte organizata e së majtës dhe e së djathtës që jepte para për mjete të ndryshme, që trembin komisionerët, dhe të pavendosurit. Në këtë histori sot problemi është se e njëjta organizatë kriminale dhe i njëjti biznesmen dhe nëse shkoni te forca politike e majtë dhe e djathtë i kanë tollonat e naftës të njëjta. E njëjta organizatë kriminale rezulton se u ka shpërndarë para në mënyrë të barabartë të tre forcave politike. Siç është rasti i Eskobarit që financonte në mënyrë të barabartë dhe sido të shkonte ato ishin me fituesit. Nuk ka më organizata krimane rivale, por e njëjta organizatë përpiqet që të inflirtohet dhe të ketë pushtet”, ka thënë Hoxha.e.su./abcnews.al