Moti i keq që ka përfshirë vendin dy ditët e fundit ka rikthyer reshjet e borës në qarkun e Korçës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë natës së Korçë ka pasur reshje shiu dhe bore në zonat malore në lartësinë mbi 1200 m, të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Mësohet se në rrugën e Dardhës trashësia e borës varion nga 5 cm në 15 cm. Ndërkohë mjetet e borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjete e vogla në orët e paradites.
Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme. /abcnews.al