Mjeku i Spitalit Amerikan shpëton të plagosurit në Rrogozhinë

schedule23:15 - 24 Janar, 2021

schedule 23:15 - 24 Janar, 2021

Gjashtë persona u plagosën sonte në aksidentin që ndodhi te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë ku u përfshi një ambulancë me një makinë tip “Benz”. Nga ambulanca u plagos shoferi dhe një infermier që ishte bashkë me të, ndërsa në “Benz”, drejtuesi me tre pasagjerë.

Të plagosurit kanë qenë me fat pasi ndihmën e parë në vendin e ngjarjes ua kanë dhënë dy mjekë të spitalit “Amerikan 1 dhe 3”, Erjon Panajoti dhe Rustem Celami. Gazetari i ABC Aldo Kozarja raporton se dy mjekët ishin duke u kthyer në Tiranë pas fundjavës në Vlorë në momentin që te “Bishti i Zhurit” ndodhi aksidenti.

Në mungesë të ambulancës, mjekët nxituan dhe u dhanë ndihmë të plagosurve. Por në një postim në rrjetet sociale, mjeku Rustem Celami shprehet se ambulanca erdhi me vonesë, ndërsa zjarrfikësja dhe policia nuk kishin asnjë nga mjetet që nevojiten për t’i nxjerrë të plagosurit nga kabina e makinës dhe për t’u dhënë ndihmën e parë.