Deputetja e LSI-së i bashkohet PS, Çuçi: Opozita më 25 prill do të marrë goditjen finale

schedule14:10 - 24 Janar, 2021

schedule 14:10 - 24 Janar, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi të zhvilluar me të rinj e Partisë Socialistë në Tepelenë, njoftoi se PS i është bashkuar një tjetër deputete nga LSI.

Ediola Braha është një nga emrat që tashmë i bashkohet kësaj partie.

“S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm”, shkruan Çuçi.

Gjithashtu ai shton se Partia Socialiste është alternativa më e mirë që ka politika shqiptare, duke u shprehur i vendosur se do të jenë fitues në mandatin e tretë.

Statusi:

Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. 

Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim.

 

/abcnews.al/