Një vit më parë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë. Monika solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Enkeleida.
Loriku dhe Monika janë kujdesur të mos postojnë shumë foto me vajzën në rrjetet sociale, por së fundmi ish-kapiteni ia ka surprizuar ndjekësit.
Cana ka postuar një foto ku shfaqet me Enkeleidën duke e puthur në kokë dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër. l.k/abcnews.al