Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dedaj në Pukë.
Viktima është me inicialet L.M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth.
Gazetari i “ABC” Simon Shkreli mëson se personi që ndërroi jetë nga aksidenti, ishte duke lëvizur me një motor dhe dyshohet se humbi kontrollin duke rënë nga ura.
Mungesa e ndriçimit në rrugë dhe shpejtësia dyshohet se kanë qenë shkak i aksidentit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes./ db/Abcnews.al