Londra nuk njeh më statusin diplomatik të ambasadës së BE

schedule15:43 - 22 Janar, 2021

schedule 15:43 - 22 Janar, 2021

Pak ditë pas konkretizimit të Brexit, ndodh dhe përplasja e parë diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Sepse Londra aktualisht nuk pranon të njohë statusin e plotë diplomatik të ambasadorit të BE në kryeqytetin britanik, dhe stafit të tij prej 44 personash.

Në këmbim të kësaj ka ofruar status dhe imunitet të kufizuar, jo në linjë të konventës së Vjenës së 1961-shit për marrëdhëniet diplomatike.

Sipas burimeve të delegacionit europian në Londër kjo ngjarje rrezikon të krijojë precedentë të rëndë: jo aq për përfaqësinë e re europiane në Londër, por për ato që ndodhen në vende më të komplikuara ku të drejtat diplomatike dhe imuniteti të garantuar nga konventa e Vjenës janë thelbësor. Si  për shembull, në Iran, Kinë dhe Venezuelë.

Nëse Mbretëria e Bashkuar jep një mesazh të tillë sipas të cilit diplomatët europianë nuk meritojnë të njëjtat të drejta, vende të tjera mund të ndjekin këtë shembull dhe të krijojnë në zona të ndryshme situata  të rrezikshme.

Pasojat mund të jenë shumë të rënda. Përfaqësuesve dhe zyrtarëve të bashkimit europianë iu njihet plotësisht imuniteti dhe çdo e drejtë nga konventa e Vjenës në 142 vende të botës, përshirë Kinën, Iranin dhe Venezuelën. Në këtë kontekst global Mbretëria e bashkuar është i vetmi vend që mohon vullnetarisht një imunitet të tillë

Londra nga ana e saj këmbëngul se nëse do të pranojë konventën e Vjenës për zyrtarët europianë, mund të krijohen precedentë duke bërë që dhe organizata të tjera të kërkojnë këto të drejta. Por ky është një arsyetim i pakuptimtë pasi Bashkimi Europian është e vetmja organizatë politike në botë që gëzon një status të tillë.

Në mes të vitit 2018 dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump deklasoi statusin diplomatik të përfaqësisë së Bashkimit Europian, pak a shumë në të njëjtën linjë me parametrat që Mbretëria e Bashkuar përdor sot.

Por në mars të 2019-ës, administrata e ish presidentit u tërhoq nga vendimi, duke e cilësuar BE si një organizatë shumë të rëndësishme dhe një nga partnerët kryesorë të Uashingtonit për të garantuar siguri globale dhe zhvillimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!