Kryebashkiaku i Rio de Janerio Paes, u shpreh se nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për karnavalet, duke pranuar dhe rëndësinë ekonomike të këtij eventi për qytetin.
Por gjithsesi në situatën e krijuar nga pandemia është e pamundur të imagjinohet organizimi i tyre në muajin korrik. Ai premtoi se në vitin 2022 të gjithë do të mund të festojnë më lirshëm për jetën. Kjo është është hera e parë që nga viti 1912 që karnavalet e famshme të Rios, anulohen.
Përveç mungesës së vaksinave të Sinovak anti-Covid, Brazili përballet dhe me një problem të dytë. Janë të shumtë ata që manipulojnë të dhënat personale – sidomos emra të famshëm në vend – për të përfituar sa më parë nga vaksinimi.
Ndërkohë virusi pëson mutacione dhe varianti brazilian është një shembull i rrezikshëm që kërcënon rekorde të reja.
Por ka dhe të dhëna të tjera të veçanta të cilat tregojnë se si ka ndikuar pandemia në martesa. Në Brazil izolimi ka shkaktuar një rritje të kërkesave për divorc me 15 për qind në krahasim me një vit më parë./abcnews.al