Interesimi për Papu Gomez, sirena gjermane për kapitenin e Atalantës

schedule19:11 - 21 Janar, 2021

schedule 19:11 - 21 Janar, 2021

Papu Gomez vazhdon të marrë oferta të ndryshme. Kapiteni do të largohet nga Atalanta pas sherrit me trajnerin Gasperini.

Së fundi po flitet për një interesim nga Bundesliga. Kicker.de raporton se argjentinasi ofensiv pëlqehet shumë nga Hertha Berlin.

Skuadra kryeqytetase renditet në vend të 14-të dhe po lufton për të siguruar sa më shpejt qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Lojtari latin kërkohet edhe në Turqi. Trabzonspor e kërkon, teksa i ka propozuar Atalantës një shkëmbim me Abdülkadir Ömür, 21-vjeçarin e kombëtares turke.

Gjithsesi, preferenca e Papu Gomez kërkon një ekip që luan në kompeticionet evropiane dhe nuk po nxitohet për të marrë një vendim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!