Conti te Parma dhe bindja e Firpo, Milani aktiv në merkato

schedule13:35 - 21 Janar, 2021

schedule 13:35 - 21 Janar, 2021

Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, nuk është më pjesë e kuqezinjve për këtë sezon. Italiani do t’i bashkohët klubit të Parmës deri në fundin e këtij sezoni.

Ka qenë vetë klubi milanez që e ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare. Njoftohet se 26-vjeçari do të kalojë në “Ennio Tardini” në formë huazimi, por mund të bëhët më pas e përhershme nëse plotësohen disa kritere.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua me shumë bujë në Milano verën e vitit 2017 nga Atalanta, por nuk arriti dot të tregonte vlerat e tij për shkak të dëmtimve të shumta që kaloi. Këtë sezon ai numëron vetëm tre paraqtije në formacionin e Piolit dhe kjo është arsyeja se pse u largua nga “San Siro”.

Mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo, është ende në dilemë për sa i përket së ardhmes së tij. 24-vjeçari kërkohet me ngulm nga Milanit, por në fakt është një faktor shumë i rëndësishëm që mund të ndikojë në vendimin që do të marrë lojtari.

 

Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, Firpo është i dyzuar dhe nuk dëshiron të lëvizë nga Spanja sepse djali i tij është vetëm një muajsh. Por nëse ai merr garanci se do luajë rregullisht në Milano, atëherë bindet dhe Milani e bën të tijin.

Drejtuesit e “Djallit” kërkojnë fillimisht huazimin e anësorit deri në fundin e sezonit dhe më pas mund ta blejnë kartonin e tij për shumën e 15 milionë eurove dhe mediet flasin se Barcelona është dakord me këtë lëvizje. Nga ana tjetër sulmuesi Lorenzo Colombo mund të largohet nga “San Siro” këtë janar.

 

Me ardhjen e Mario Mandzukic, italiani është zgjedhje e katërt për Piolin dhe për të fituar më tepër eksperiencë është më mirë që ai të huazohet diku tjetër. Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, është Crotone që ka treguar interes për 18-vjeçarin dhe me shumë mundësi ky kalim pritet të bëhet zyrtar në ditët në vijim. /abcnews.al