Nga Xhensila Kodra
“Një proces i tillë do largojë të gjithë drejtuesit dhe efektivët e përfshirë në veprimtari kriminale. Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë”
Kjo deklaratë e kryeministrit është bërë para tre vitesh, por vetingu në polici nuk po ecën me ritmet e premtuara. E barasvlershme për nga rëndësia me Reformën në Drejtësi, vettingu në polici po zvarritet prej kohësh. Në dy muajt e fundit para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nuk ka dalë asnjë punonjës policie.
Shkak për këtë janë bërë një sërë institucionesh shtetërore, të cilat vonojnë kthimin e përgjigjeve Komisionit për subjektet përkatëse.
Ky komision kërkon informacionet e nevojshme Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Autoritetit të dosjeve, Prokurorisë e Gjykatës, Hipotekës.
Secila prej këtyre organeve ka afat 15 ditë për të kthyer përgjigje. Pavarësisht kësaj, nuk janë kthyer përgjigjet për subjekte të ndryshme. Argumenti që përdoret është situata e Covid që ka sjellë reduktimin e stafit të punonjësve.
Fillimisht u raportua se në Vetting do të dilnin 300 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit e të Gardës së Republikës. Por në listat e publikuara në verën e 2019-ës nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, u raportuan vetëm 92 emrat e personave që do të rivlerësoheshin në tre kritere. Pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Por deri më tani në Vetting kanë dalë vetëm 27 efektivë, nga të cilës, 4 janë përjashtuar dhe 23 të tjerë janë konfirmuar në detyrë. Ndërsa 4 të tjerë janë dorëhequr nga radhët e uniformave blu, duke iu pushuar procesi i Vettingut.
I fundit që ishte parashikuar të dilte për vlerësim ishte Gëzim Goçi, ish-Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Seanca për të u shty 3 herë radhazi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Të përjashtuar
- Oltion Shehu
- Edmond Papa
- Arben Frashëri
- Besim Shabani
Të konfirmuar
- Adriatik Ago
- Tonin Vocaj
- Florian Sulejmani
- Eduart Merkaj
- Ardi Veliu
- Gramos Sako
- Artan Shkëmbi
- Gledis Nano
- Arben Caka
- Aida Hajnaj
- Nikoll Rica
- Fatos Balla
- Bujar Ahmeti
- Arben Dashi
- Arben Saliu
- Bledar Çeliku
- Lutfi Minxhozi
- Arben Caka
- Gjovalin Loka
- Shefi Dorda
- Idajet Faskaj
- Muhamet Rrumbullaku
- Pëllumb Seferi

