Durrësi është një ndër qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se tashmë pacientët e infektuar me Covid në Durrës, marrin shërbimin në pavijonin e veçantë që është hapur në spital.
Ndër të tjera ai thekson se burimet pranë institutit të shërbimit epidemiologjik i kanë konfirmuar se me uljen e temperaturave është shtuar të qytetarëve të infektuar me Covid.
Gjithashtu mësohet se Manza, Ishmi dhe fshatrat e Shijakut janë dhe zonat më problematike. Thuajse të gjitha institucionet kanë persona të infektuar por nuk ka asnjë institucion të bllokuar nga covidi./abcnews.al