Ka përfunduar ekspertiza në shkollën “Albanian Qatar College” në Tiranë ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u evakuuan të gjithë nxënësit ndërsa 6 prej tyre përfunduan në spital.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se sipas grupit hetimor shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.
Një prej vajzave tha për ABC se e kishin ndjerë erën e gazit që në orën e parë të mësimit por e kanë vijuar atë me dritare hapur pastaj kur gjendja është përkeqësuar iu është kërkuar të dalin jashtë për të pirë kafe.
6 vajzat që u dërguan në spital po marrin trajtim mjekësor në QSUT dhe janë jashtë rrezikut për jetën./mv.abcnews.al