“E di vetë ti tani, s’ka nevojë për fjalë”, Trashi këshilla Çinarit

schedule09:15 - 20 Janar, 2021

schedule 09:15 - 20 Janar, 2021

Ditën e djeshme Partizani mori lajmin e mirë të rikthimit të Erald Çinarit. Pas shlyerjes së katër muajve të dënimit Partizani i kërkoi FIFA-s aktivimin e sulmuesit dhe mori miratimin e institucionit më të madh të futbollit botëror.

Kështu, Çinari është gati për derbin e nesërm kundër Tiranës, megjithëse mbetet në zgjedhjen e trajnerit Ilir Daja nëse do e aktivizojë apo jo. Pas lajmit Çinari ka marrë shumë urime, teksa edhe Trashi, ish-kapiteni i shkodranit në sezonet e shkuar te Partizani, ka dy fjalë me sulmuesin.

 

“E di vetë ti brate (vëlla) tani, s’është nevoja për shumë fjalë”, shkruan Trashi, duke nënkuptuar se Çinari tashmë duhet të shtrëngojë mirë dhëmbët dhe të rikthehet fuqishëm për të ndihmuar skuadrën e tij dhe për t’u rritur edhe vetë me qëllimin e transferimit në një ligë të fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!