Olta Gixhari “bllokohet” në Spanjë, i shtyhet fluturimi drejt Tiranës për herë të tretë

schedule19:35 - 19 Janar, 2021

schedule 19:35 - 19 Janar, 2021

Aktorja seksi, Olta Gixhari është zhvendosur prej muajsh në Spanjë, për të jetuar me bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një djalë.

Javën e kaluar ajo tregoi se priste të nisej drejt Tiranës, por nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin për shkak të stuhisë së borës që mbërthyeu Spanjën.

“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta përkrah një videoje të saj.

Mirëpo, së fundmi ajo ka tentuar sërish të niset drejt Tiranës, por fluturimi i saj është anuluar sërish, e këtë herë nuk e dimë arsyen. Mesa duket kjo qenka hera e tretë që i prishet plani.

Ka qenë vetë Olta që ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj, duke postuar një foto në Instastory. Aktorja ka publikuar një story ku shihen dy gota vere, teksa shkruan “Meqenëse na u shty fluturimi për herë të tretë!” l.k/abcnews.al