Zyrtare: Mbylli aventurën dardane, Teuta afron një brazilian

schedule19:19 - 18 Janar, 2021

schedule 19:19 - 18 Janar, 2021

Teuta në këtë sezon është një skuadër e kompletuar, por vetë trajneri Martini nuk ka përjashtuar lëvizje të vogla dhe pas ardhjes së Plakut, në Durrës zyrtarizohet një tjetër lojtar.

Klubi durrsak, që në këtë sezon synon titullin kampion, ka arritur marrëveshje deri në fund të sezonit me Jackson, brazilianin, që në sezonin 2018-19 ka luajtur me Luftëtarin në Superiore dhe bënte shumë mirë.

Gjatë sezonit të fundit Jackson ishte pjesë e Gjilanit, ku luajti 17 ndeshje dhe dhuroi vetëm një asist. Braziliani aktivizohet si mbrojtës i majtë.

NJOFTIMI – KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Jackson Ferreira. Drejtuesit e klubit dhe mbrojtësi i majtë kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.

Jackson Ferreira , mbrojtës me shtetësi do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencave tek Luftëtari dhe Gjilani. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, deri në fund të këtij edicioni me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!