Një pjesë e madhe e ekipeve të trojeve shqiptare, kryesisht ata dardanë kanë zgjedhur të kryejnë fazën përgatitore në Durrës, teksa sot Gjilani ka zhvilluar një miqësore me Shkupin në Durrës.
Ishte një betejë e fortë, që në fund përfundoi me shifrat 3-3. Ballkani është klubi, që njofton zhvillimin e kësaj miqësoreje, teksa golat për skuadrën e Bylbyl Sokolit u shënuan nga Progni (52’, 90’) dhe Bushiç (40’).
Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe lojtarë të afruar në merkaton e dimrit si Drin Govori, Ardin Dallku dhe Qëndrim Dautaj. Ndërkohë nga Turqia miqësore ka zhvilluar Ballkani.
Skuadra e Blendi Shkëmbit duket se është në gjendje të mirë sepse sot ka arritur të mundë skuadrën e FC Jagiellonias. Ekipi nga Suhareka fitoi me shifrat 1-2 dhe golat u shënuan nga Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi. /abcnews.al