Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ermal Fejzullahu tregon arsyen pse i ati nuk donte të bëhej këngëtar

schedule14:57 - 18 Janar, 2021

schedule 14:57 - 18 Janar, 2021

Sabri Fejzullahu është një ndër artistët më në zë të estradës shqiptare. Djali i tij, Ermali ka ndjekur hapat e tij dhe ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm ashtu sikurse i ati. Ermali ka treguar se të qenit djali i një këngëtari të njohur si Sabriu nuk e ka ndihmuar aspak në karrierën e tij muzikore.

I ftuar në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, Ermali ka treguar se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e Sabriut dhe të krijojë një identitet të tijin. Ndër të tjera, ai tregoi se nëse do të ishte për të atin, sot nuk do të ishte këngëtar, pasi Sabriu donte që të bëhej djalë “i mirë”.

I pazëvendësueshmi i shqiptarisë”- Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, Ermali  Fejzullahu i bën dedikim që çdo baba do dëshironte të dëgjonte



“Për mua ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”, u shpreh Ermali. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!