VIDEO/ Punonjësi i Kishës në Lezhë dhunohet nga punonjësi i rrugës para shtëpisë

schedule11:30 - 18 Janar, 2021

schedule 11:30 - 18 Janar, 2021

Punonjësi i Kishës në Lezhë Koço Kapedani është dhunuar nga disa punëtorë të firmës kontraktore për kryerjen e punimeve në këtë zonë përpara shtëpisë së tij. Lajmi është bërë me dije nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Albert Loçi.

Ai ka ndarë videon nga momentin i përplasjes mes tyre ku punonjësi qëllon Kapedanin me send të fortë përpara shtëpisë së tij. Nuk bëhen të ditura shkaqet për këtë konflikt që është përshkallëzuar në dhunë fizike.

“Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani,rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.  Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj”, shkruan Albert Loçi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!