Meta thirrje qeverisë: Kthejuni pronat besimeve fetare

schedule11:20 - 17 Janar, 2021

schedule 11:20 - 17 Janar, 2021

Presidenti Ilir Meta sot kishte një thirrje drejtuar qeverisë në lidhje me besimet fetare në Shqipëri. Nga aktiviteti “100 vjet Kongres Bektashian”, kreu i shtetit shqiptar tha se edhe pse kanë kaluar 30 vite nga rënia e sistemit totalitar, besimet fetare në vendin tonë edhe sot përballen me pengesa duke filluar nga kthimi i pronave.

Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit totalitar, të gjitha besimet kanë pengesat e tyre për të funksionuar edhe më mirë, në një mënyrë edhe më efikase, pranë besimtarëve, komuniteteve në nevojë, që kanë nevojë për frymëzimin e tyre.

Ndaj shteti të respektojnë të drejtat e besimeve në vend duke filluar nga kthimi i të gjitha pronave dhe duke vazhduar me një mbështetje edhe më të madhe për këto besime, pasi luajnë rol vendimtar për stabilitetin e shoqërisë dhe edukimin e të rinjve” tha Meta./ db/Abcnews.al