Pas Soualiho Meite, Milan është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së dytë të merkatos. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, i cili është vetëm një hap larg bashkimit me “Djallin”.
Sipas raportimit të “MilanNews”, marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është shumë pranë finalizimit dhe shumë shpejt mund të kemi dhe një deklaratë zyrtare nga milanezët. Flitet se kroati do të firmosë fillimisht për gjashtë muaj, pra deri në fundin e këtij sezoni.
34-vjeçari shikohet si përforcimi i duhur nga drejtuesit e klubit, edhe pse në fillim kishte një stepje nga ta për shkak të moshës së madhe të lojtarit. Gjithsesi, Mario do të jetë një plus i madh në sulmin e Milanit dhe është zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al