Frenohen Dortmund dhe Leipzig. Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Mainz. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të një eurogoli nga ana e Levin Oztunali (57′). Dortmund reagoi dhe gjeti golin e barazimit.
Thomas Meunier dërgoi topin në rrjete me një goditje potente (73′). Vendasit kishin një shans të artë për të kaluar në avantazh tre minuta më pas. Penallti për Dortmund dhe Marco Reus mori përsipër goditjen. Kapiteni gaboi, topi përfundoi jashtë dhe e gjithë ndeshja u mbyll pa fitues.
Draw ⚖️
Draw ⚖️
Draw ⚖️
Draw ⚖️
Werder win ?#BLMatchday pic.twitter.com/ZYWMvfli2v— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) January 16, 2021
Leipzig e mbylli në barazim 2-2 takimin jashtë fushe me Wolfsburg. Djemtë e Nagelsmann zhbllokuan takimin shumë shpejt. Nordi Mukiele tundi rrjetën në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë.
Leipzig evitoi humbjen me golin e Willi Orban (54′), por nuk ia dolën të rikthehen me tre pikë në shtëpi. Një hap fal për skuadrën mike, që kishte mundësinë të ngjitej në vend të parë. Festojnë Werder Bremen dhe Milot Rashica.
2-0 përfundoi sfida ndaj Augsburg, me Werder që rikthehet te fitorja në shtëpi pas pesë ndeshjes. Theodor Gebre Selassie dhe Felix Agu realizuan golat e fitores në gjashtë minuta e fundit të sfidës.

Rikthim me tre pikë për Rashicën, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe u aktivizua në minutën e fundit. Pa fitues dhe pa gola u mbyllën dy takimet e tjera: Koln-Hertha Berlin dhe Hoffenheim-Bielefeld. /abcnews.al

