Vaji i ullirit duhet përdorur kudo dhe për gjithçka. Në tryezë dhe në kozmetikë. Si i tillë, ai është një përbërës thelbësor duke filluar nga kujdesi dhe bukuria e lëkurës. Studimet kanë nxjerrë në pah të mirat e pafundme të tij në kozmetikë. Më poshtë janë renditur tre përdorime të pabesueshme të tij.
Mund ta përdorni si krem rroje. Vaji zbut flokët dhe do t’ju japë një rruajtje të butë. Së dyti, mund të largoni make up-in duke hedhur një sasi të vogël vaji në një copë pambuku. Gjithashtu është ideal për flokët e dëmtuar. Përzieni 1/2 filxhan vaj ulliri me një vezë dhe lëreni për 30 deri në 45 minuta. /abcnews.al