“Nuk ka ditë që s’mendoj për ty”, Celine Dion përkujton bashkëshortin në 5-vjetorin e vdekjes

schedule17:04 - 15 Janar, 2021

schedule 17:04 - 15 Janar, 2021

Celine Dion ka përkujtuar bashkëshortin e ndjerë Rene Angelil në 5 vjetorin e vdekjes. Këngëtarja 52-vjeçare postoi një fotografi në Instagram, ku shihet duke shtrënguar duart e Angelil, krahas së cilës shkroi: “Rene, kanë kaluar 5 vjet tashmë…Nuk ka asnjë ditë që të mos mendojmë për ty.”

Po kërkojmë tani më shumë se kurrë, të na udhëheqësh, mbrosh dhe të vazhdosh të na shikosh. Lutemi që dashuria jote të shkëlqejë në të gjithë botën, për të gjithë ata që në këto momente, po kalojnë kohë të vështira. Do të jesh në zemrat dhe jetët tona përgjithmonë. Të duam, Celine, René-Charles, Nelson and Eddy.”, ka shkruar më tej këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

Artistja kanadeze ishte e martuar me menaxherin e saj që nga viti 1995. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga kanceri në moshën 73 vjeçare. Ata u takuan për herë të parë kur Dion ishte vetëm 13-vjeç. Çifti kanë tre fëmijë së bashku René-Charles, 19-vjeç, dhe binjakët 10-vjeçarë, Nelson dhe Eddy. /abcnews.al/

Të përkushtuar: Dion dhe Angelil, të dy nga Quebec, u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe ai u bë menaxheri i saj. Dion u bë gruaja e tij e tretë në 1994 (foto në 2007)

Familja: Prodhuesi i hitit francez-kanadez kishte tre djem me Angelil - René-Charles, tani 19 vjeç, dhe binjakët Nelson dhe Eddy, tani 10. Ata janë fotografuar në një foto të Krishtlindjes në Instagram.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!