5 mënyra të thjeshta për të kombinuar trikon e bardhë

schedule22:37 - 14 Janar, 2021

schedule 22:37 - 14 Janar, 2021

Edhe pse shumë besojnë akoma se ngjyrat e errëta janë të duhurat për muajt e ftohtë, kohët e fundit stili i rrugës ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Trikoja e bardhë, e cila ka “vjedhur” vëmendjen e blogereve është një veshje e përjetshme që nuk duhet të mungojë në garderobë.

Mënyra më e thjeshtë për ta veshur është padyshim me xhinse dhe çizme deri tek kyçi i këmbës, por për të shkuar një hap më tej, këto pesë kombinime me triko të bardha janë doza e frymëzimit që duhet për stilin e përditshëm.

Tonet neutrale

Ngjyra neutrale është një trashëgimi e mrekullueshme nga stili i vendeve nordike. Kjo është arsyeja pse kombinimi i trikos së bardhë me një palë pantallona ngjyrë bezhë me një rrip në mes është ideal për ditët e ftohta.

Xhaketë sportive 

Nuk ka një “aleat” më të mirë se sa xhaketa sportive kombinuar me një triko të bardhë. Klasike, elegante dhe ideale për t’ju ngrohur. Kombinojeni me një varëse zinxhir për një shkëlqim delikat dhe stil të paimitueshëm.

“Kostumi i bojlerit”

Një nga trendet e modës së rrugës është padyshim “kostumi i bojlerit “, i njohur më mirë si një kostum me një karakter të veshjes së punës. Kjo pjesë mund të mos jetë perfekte për muajt e ftohtë, prandaj duhet të shoqërohet me një pallto elegante apo pse jo dhe me një triko të bardhë poshtë.

Pallto

Kjo pamje është ideale për ta veshur trikon tuaj të bardhë në zyrë. Thjesht ju duhen një palë pantallona të zeza serioze, një pallto dhe një çantë me një ngjyrë të theksuar.

Pelerina

Pelerinat i kemi parë nëpër pasarela, në rrugë dhe në dyqane gjatë sezonit të fundit. Mund të kombinohen lehtësisht me një triko të bardhë dhe xhinse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!