Pavarësisht suksesit, aktorja e famshme tregon se s’i ka pëlqyer kurrë fama

schedule17:55 - 14 Janar, 2021

schedule 17:55 - 14 Janar, 2021

Mund të ketë fituar një çmim Oscar kur ishte vetëm 26-vjeç, por Gwyneth Paltrow thotë se nuk është ndjerë kurrë rehat me famën që i solli suksesi i saj. Aktorja 48-vjeçare ka një karrierë të suksesshme për më shumë se 20 vite dhe ka luajtur në dhjetëra filma përfshirë “Iron Man”.

Aktorja vendosi të largohej nga aktrimi në vitin 2017 për t’ju përkushtuar biznesit të saj “Goop” dhe që prej asaj kohe është shfaqur shumë rrallë në ekran. Në një intervistë për Naomi Campbell, nëna e dy fëmijëve tha se nisi ta rivlerësonte karrierën e saj ndërsa u rrit.

Gwyneth Paltrow reveals being famous makes her uncomfortable, confirms  acting departure | Fox News

Është diçka që mendoj se e kuptova më vonë në jetë – në të vërtetë nuk kam qenë dhe aq komode të jesh person publik apo të jesh para kamerës. Është një pjesë e imja që ndihet vërtet e ndrojtur dhe nuk më duket sikur jam e natyrshme. E nisa karrierën në moshë fare të re. Kalova një kohë të gjeta derisa e pyeta veten, a e pëlqej këtë punë? A ndihem rehat? A dua të jem një aktore?“, u shpreh ajo. /abcnews.al/

Gwyneth Paltrow's Goop Accused of 'Deceptive' Health Claims

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!