=Organizata ndërkombëtare, Amnesty International u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të nisin menjëherë hetimet viktimat gjatë luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakh.
Sipas kësaj organizate, sulme të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar.
Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë mohuar se kanë shënjestruar civilë gjatë konfliktit, duke përdorur “me qëllim municion dhe armë tjera shpërthyese”, ka thënë organizata për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
“Civilët janë vrarë, familjet janë përçarë dhe një mori shtëpish janë shkatërruar”, ka thënë Marie Struthers, drejtore e këtij grupi për Evropë Lindore dhe Azi Qendrore.
Sipas raportit të kësaj organizate, 146 civilë, përfshirë fëmijë dhe persona më të moshuar, kanë vdekur në konfliktin që ka marrë jetën e më shumë se 6 000 personave.
Autoritetet e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë arritur armëpushim të ndërmjetësuar nga Moska, që ka hyrë në fuqi nga 10 nëntori i vitit të kaluar, duke u dhënë fund luftimeve më të këqija për Nagorno-Karabakh prej fillimit të viteve 1990.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani ka rikthyer kontrollin e territorit që kanë zotëruar armenët nga vitet 1990, dhe rreth 2 000 paqeruajtës rusë janë angazhuar në mes të dyja palëve.
Nagorno-Karabakh njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, e refuzojnë diçka të tillë./abcnews.al