“Këtu jam larë në Shkumbin”, Rudina Hajdari zbulon se ku kërkon të bëhet deputete

schedule11:55 - 14 Janar, 2021

schedule 11:55 - 14 Janar, 2021

Rudina Hajdari ka zgjedhur qarkun e Elbasanit që të kandidojë për deputete në emër të Nismës Thurje.

Njoftimin e bëri ajo vetë në një komunikim me video duke u treguar mjaft e guximshme në fjalët e saj teksa thotë se do të luftojnë krimin në këtë qytet, i kapur prej vitesh nga ai.

Hajdari zbulon se ka zgjedhur Elbasanin jo vetëm se është larë në Shkumbin dhe ka pirë ujë nga burimet e pastërta të qarkut, por se besoj që ky qytet mund të bëhet.

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e Nismës Thurje. Zgjodha Elbasanin jo vetëm se ndjehem e bekuar që jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërës, por sëbashku me të rinjtë besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale dhe jo të damkoset si vend i krimit”, shprehet ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!