Refuzoi të mbante maskë, aktori i njohur nxirret jashtë nga farmacia

schedule16:57 - 13 Janar, 2021

schedule 16:57 - 13 Janar, 2021

Bruce Willis është nxjerrë jashtë nga një farmaci në Los Angeles pasi refuzoi të mbante maskën në fytyrë. Page Six raporton se aktori 65-vjeçar shkaktoi indinjatë tek personat e pranishëm dhe për këtë arsye iu kërkua të dilte nga farmacia.

Aktori i famshëm ka reaguar pas lajmeve duke kërkuar falje duke thënë se veprimi i tij ishte i gabuar. “Ishte një gabim në gjykim. Qëndroni të sigurtë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maskën.”, tha Willis për revistën “People”.

Bruce Willis was photographed at a Rite Aid in Los Angeles after refusing to put on a mask.

Shumë njerëz reaguan ndaj Willis duke e etiketuar si “Covidiot”. Viti e kaluar, kryebashkiaku i Los Angeles urdhëroi që maskat duhej të mbaheshin në çdo kohë jashtë ambienteve të shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara. /abcnews.al/

Bruce Willis says not wearing a mask in public was an 'error in judgment.'