Këto ditë ka fluks lëvizjesh në pikat kufitare, që lidhin juglindjen me Greqinë dhe Maqedoninë.
Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga dogana e Kapshticës 4735 shtetas shqiptare dhe të huaj, ndërsa në dalje janë regjistruar 3320 shtetas. Pala shqiptare punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele, edhe në orët e pikut, duke lënë në pritje për disa orë udhëtarët.
Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar edhe në doganën e Qafë-Thanës, prej nga kanë hyrë 4451 shtetas shqiptare dhe të huaj dhe kanë dalë 3495 shtetas.
Radhë ka patur edhe në doganën e Kakavijës. Por sipas gazetarit të ABC News që ndodhej aty, trafiku nuk zgjati shumë. /abcnews.al