355 të akuzuar dhe 900 dëshmitarë për “Ndragheta”, Italia përgatitet për gjyqin historik

schedule09:30 - 13 Janar, 2021

schedule 09:30 - 13 Janar, 2021

Qindra anëtare të grupit mafioz i konsideruar si më i fuqishëm në Itali do të përballen me drejtësinë.

Gjyqi më i madh i krimit të organizuar në dekada, kështu e kanë quajtur autoritetet.

355 mafiozët dhe zyrtarët e dyshuar si të korruptuar u akuzuan pas një hetimi të “grupit” Ndrangheta.

Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë, ndërsa akuzat përfshijnë , vrasje, trafik droge, pastrim parash.

Mediat e huaja shkruajnë se gjyqi fillon këtë të mërkurë dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet. Ai do të zhvillohet në një ndërtesë të përcaktuar për këtë rast, në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila ndodhet në zemër të territorit “Ndrangheta”.

Që prej 1980 në Itali nuk është mbajtur asnjë gjyq i përmasave të tilla.

Kush janë të pandehurit?

–       Ky gjyq përfshin vetëm një grup, familjen Mancuso, e cila formon një pjesë të fuqishme të mafies së përhapur në “Ndrangheta”. Edhe pse tani janë më të mëdha se grupet Casa Nostra.

–       Ndërkohë në seancën e fundit paragjyqësore u deshën më shumë se tre orë për të lexuar emrat e të gjithë të pandehurve, raporton AFP, ku ishin të përfshirë politikanë, oficerë policie, nëpunës civilë si edhe bashkëpunëtorë.

–       I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i dyshuar i klanit Luigi Mancuso, i njohur si “Xhaxhai”. Ndërkohë i përfshirë  është edhe avokati dhe ish-senatori i partisë Forza Italia, Giancarlo Pittelli. Ndërkohë ky i fundit mohon lidhjen e “Ndrangheta” me botën e politikës apo edhe institucione të tjera si gjykatat.

–       Shumica e të pandehurve u arrestuan në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor të 2019.

Por cilat janë akuzat?

-“Ndragheta” besohet se kontrollon furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe anasjelltas.

Akuzat përfshijnë po ashtu edhe organizimim e grupeve mafioze, vrasje, vrasje në tentativë, zhvatje, zbulime të sekreteve të zyrtarëve si edhe abuzim të detyrës.

-Ky gjyq nxjerr në pah “rrënjët” e Ndrangheta në “shoqëri”, deklaroi Federico Varese, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Oksfordit.

Por ajo çfarë mbetet thelbësorë është fakti se me këtë çështje do të merret prokurori më i njohur i anti-mafias në Itali, bëhet fjalë për 62-vjeçarin Nicola Gratteri. Gratteri për më shumë se tre dekada ka jetuar nën mbrojtjen e Policisë.

Prokurori  Nicola Gratteri

Ai është zotuar të “rrëzojë” grupin Ndrangheta, për të cilin është shprehur se ky gjyq nuk pritet të shënojë fundin e grupit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!