YouTube pezullon kanalin e Donald Trump për shtatë ditë

schedule08:47 - 13 Janar, 2021

schedule 08:47 - 13 Janar, 2021

YouTube fshiu një video në kanalin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, sepse shkelte rregullat e faqes dhe si rezultat, platforma pezulloi për 7 ditë kanalin e  Trump.

“Pas shqyrtimit dhe shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne fshimë  një video në kanalin e Donald J. Trump për shkelje të rregullave”.

Tani ai është i pezulluar dhe nuk do të lejohet  për të publikuar video të reja, minimumi për shtatë ditë, sipas deklaratës së Youtube.

“Ne gjithashtu do të çaktivizojmë në mënyrë të pacaktuar komentet në kanalin e Trump siç kemi bërë me kanalet e tjera, kur kemi konstatuar shqetësime të sigurisë në seksionin e komenteve”.

Trump po përballet me akuza për nxitje të dhunës dhe mbështetjen e turmës në Kapitol  në 6 Janar. Të martën, presidenti këmbënguli se ai nuk mbante asnjë përgjegjësi për sulmin , i cili çoi në vdekjen e pesë personave.

Masa e marrë nga YouTube vjen pasi Twitter të premten e kaluar pezulloi llogarinë e Trump. Llogaritë e Trump në Facebook, Instagram , Snapchat dhe platforma të tjera gjithashtu janë pezulluar  për një kohë të pacaktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!