Qetësohen te Kukësi, Limaj “falet” dhe vihet nën urdhrat e Hallaçit

schedule20:47 - 12 Janar, 2021

schedule 20:47 - 12 Janar, 2021

Kukësi dhe Veseli Limaj kanë bërë paqe për momentin. Mesfushori mungoi në Laç, pasi drejtuesit e klubit verilindor kishin menduar ta çonin titullarin e tyre të stërvitej me ekipin U21.

Limajt i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe nuk dëshiron të rinovojë, çka solli edhe vendimin e Kukësit për të mos e lejuar të stërvitet me ekipin e parë.

Nisur nga rezultatet jo të mira dhe faktit që mesfushori është një lojtar i rëndësishëm i verilindorëve, te Kukësi kanë menduar të bëjnë prapakthehu.

Ditën e sotme Limaj është bashkuar me ekipin dhe do të jetë alternativë e vlefshme për trajnerin Hallaçi në ndeshjen kundër Vllaznisë, që është një përballje shumë e rëndësishme për Kukësin. /abcnews.al