Nga Xhensila Kodra
Gjatë muajve të pandemisë, një pjesë e vjedhjeve u kryen me maskat anti-covid. Ky fenomen u praktikua më shumë nga të rinjtë. Ndërsa identifikimi i tyre është tepër i vështirë për punonjësit e policisë.
Në 5 muajt e fundit të 2020, të paktën 20 vjedhje janë kryer në Tiranë nga personat që kanë përdorur maskën anti-covid si mënyrë kamuflimi. Në asnjë rast policia nuk ka identifikuar autorët. Ata kanë shfrytëzuar vendimin e Komiteti Teknik që e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës.
Qytetarët kanë denoncuar në polici se, autorët u zinin pritë kryesisht në hyrjet e pallatit apo në rrugicat pa ndriçim. Gjithmonë zgjidhnin rrugët pa kamera sigurie. U janë grabitur bizhuteritë nga qafa, çantat dhe portofolet me para.
Për policinë, identifikimi i agresorëve është i vështirë. Kjo dhe për faktin se autorët mbanin maska në fytyrë. Këto grabitje kanë ndodhur kryesisht në mbrëmje që korrespondon me orën policore./ db/Abcnews.al